Aksident në aeroport, përplasen dy aeroplanë (VIDEO)

Një avion Airbus i Delta Airlines goditi bishtin e një aeroplani tjetër më të vogël me krahun e tij teksa ishte duke ecur në pistë. Aksidenti ka ndodhur në Atlanta të SHBA-së, në një nga pistat e aeroportit ndërkombëtar. Sipas deklaratave të autoriteteve në Xhorxha, nuk pati të lënduar.

Delta njoftoi se rreth orës 10.07 me orën lokale “Airbus 350” i nisur për në Tokio preku fundin e avionit Crj 900 të Endeavor Air (linja rajonale e Delta) që duhej të nisej drejt Lafayette në Luiziana.

Pas përplasjes, bishti i avionit më të vogël u shkëput dhe Airbus u dëmtua lehtë përgjatë krahut. Pasagjerët e dy avionëve me 221 dhe 56 persona në bord janë të gjithë mirë dhe janë hipur në avionë të tjerë.

Administrata Federale e Aviacionit tha se ishte gati të hetonte përplasjen. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e rëndë të raportuar në bishtin e njërit prej dy avionëve. Stabilizuesi vertikal i Crj 900 i Endeavour Air me sa duket ra nga avioni.