10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Gratë në të 40-at po lidhen me djem më të rinj se vetja

Të dhënat e fundit nga sondazhet dhe raportimet kulturore tregojnë se gratë në të 40-at dhe beqaret në moshë të mesme po bëhen gjithnjë e më të…

“Do më hash k…”, sherr për parkimin: Përplasje fizike mes një burri dhe një gruaje

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një fenomen shqetësues që, sipas saj, po përsëritet pothuajse çdo ditë në zonën e Komunës…

“Valbona ishte njeriu më i fortë që kam njohur”, ndërron jetë kushërira e gazetarit Stafa: Luftoi për 9 vjet me sëmundjen e mallkuar!

Një lajm i dhimbshëm ka prekur gazetarin Osman Stafa, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të kushërirës së tij, Valbona, pas një beteje të gjatë dhe…

Lajçak në dosjen Epstein: Merr vajzat, pse s’më fton në lojë?!

Mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e dosjes Jeffrey Epstein kanë çuar në dorëheqjen e Miroslav Lajčák, ish-këshilltar i Kryeministrit të Sllovakisë. Komunikimet…

Gaz Paja pezullon kompaninë e investimit strategjik 14 milionë euro në Dhërmi

Aktori i “Portokallisë”, Gazmend Paja, ka njoftuar zyrtarisht pezullimin e aktivitetit të kompanisë së tij “Echotec Energy Service”, e cila mban statusin e “Investitorit Strategjik”. Vendimi i…

Shqiptarët më të varfrit në Rajon: 54.5% e familjeve nuk përballojnë dot një emergjencë 1000 euro

Sipas të dhënave më të fundit të anketës “Security Meter 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria raporton nivelin më të lartë të pasigurisë financiare në Ballkanin…