10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

“Unë kam gruan jashtë, ti më përmend Selinën”- Plas keq në BBV, Miri pështyn drejt Mateos (Video)

Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nisur me tone tejet të larta, ku protagonistë të një debati të ashpër kanë qenë sërish Miri dhe Mateo….

Dyqanet po përdorin inteligjencën artificiale për të kapur hajdutët

Ndërsa pronarët e supermarketeve thonë se kamerat e sigurisë të monitoruara nga inteligjenca artificiale po e ndihmojnë ndjeshëm biznesin e tyre, kritikët paralajmërojnë se teknologjia kryesisht e…

Euro arrin minimum historik në 96.35 lekë, tregu i valutës mbetet i bollshëm

Tiranë, 19 shkurt 2026 – Kursi i këmbimit Euro-Lek ka vijuar rënien këtë javë dhe ka arritur një minimum të ri historik, duke u këmbyer sot me…

“Do japim 7-10 mijë euro!” Qeveria Rama zbulon VENDIMIN e ri, ja kush përfiton nga pagesa…

Brenda vitit qeveria parashikon që në çdo pikë kufitare të ketë laborator për të kontrolluar ngarkesat me produkte ushqimore si në eksport dhe në import direkt në…

Jetonte si “fantazmë” në Romë, si u arrestua vëllai bos i deputetes së PD-së dhe pse italianët e krahasojnë me “gjakatarin” më të rrezikshëm të mafias ndërkombëtare

Një operacion i policisë italiane në Romë çoi në arrestimin e 27-vjeçarit Markelian Hoti, vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili sipas mediave italiane dyshohet si pjesë…

Bëhuni gati, të premten moti çm*ndet! IGJEUM jep lajmin e keq

Instituti i Gjeoshkencave në një parashikim të situatës metereologjike ka bërë me dije se ditën e nesërme priten reshje mesatare, të shoqëruara më shtrëngata, në qarqet Shkodër…