10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 3 shkurt 2026

Dashi Prezenca e Venusit ne qiellin e te dashuruarve do beje qe dita te jete me pozitive sot. Do bini ne konsensus me partnerin tuaj dhe nuk…

Qeni i bllokuar prej ditësh në lumin Zezë në Fushë-Krujë, kërkohet ndihmë urgjente për shpëtimin e tij!

Një situatë shqetësuese është raportuar në Fushë-Krujë, ku një qen ndodhet i bllokuar prej disa ditësh në lumin Zezë, pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Sipas banorëve…

Audi fluturon dhjetëra metra në përrua, 49-vjeçari gjendet i..

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme segmentin rrugor Pukë-Qelëz, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Ngjarja ka ndodhur…

Atentati në Lezhës, ndalohet polici që ndodhej brenda berberhanës. Dyshohet se u kundërpërgjigj me armë

Një punonjës policie, i identifikuar si Besart Kovaçi, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë në lidhje me atentatin e ndodhur në Rrilë të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare,…

E pickoi gjarpri teksa flinte, shuhet në mënyrë tragjike ylli 26-vjeçar i “The Voice”

Këngëtarja nigeriane Ifunanya Nwangene, e njohur për pjesëmarrjen e saj në sezonin e tretë të spektaklit “The Voice Nigeria”, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare, si pasojë…

U pa në disa zona, por ende asnjë gjurmë! Misteri i zhdυkjes së Myzafer Cilit thellohet

Pak ditë më parë, më 29 janar, JOQ Albania publikoi rastin e zhd ukjes së të moshuarit Myzafer Cili, nga fshati Barbullinjë i Lushnjës, pas apelit të…