Ngjarje e rëndë në Fier, 2 persona humbin jetën pasi u qëlluan me armë zjarri

Dy persona humbën jetën pak më parë në një krim rrëqethës në Roskovec, qarku Fier, raporton noa.al.

Viktimat janë Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, xhaxha dhe nip. Ata morën plagë të rënda nga qitje me armë zjarri.

Autor i dyshuar i krimit të dyfishtë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ai është ndaluar nga policia.

Vrasja e rëndë ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.