Bie në korent ndërsa po punonte me linjën e kabllorit, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari

Humb jetë tragjikisht një 22 vjeçar në Klos të Matit.

‘Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës’.