U përplas me trafikndarësen te Kopshti Zoologjik, ndërron jetë në spital i riu

Ndërron jetë në spital i riu që u përplas me trafikndarësen në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë pranë Kopshtit Zoologjik.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njofton policia.