Ndjekësit na kanë treguar në mënyrë anonime ligësitë më të madhe që kanë bërë në jetët e tyre:
“Tradhtova dikë që më dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. I thoja të ndaheshim, nuk më lejonte dhe e tradhtova. Ndërgjegja nuk më lë të qetë, jo për atë, por për vete. Mendoja se pse nuk kërkova ndihmë, ose një mënyrë tjetër ndarjeje”.
“Kam tradhtuar disa herë”.
“Kam bërë seks me ish-in, dy javë pasi ishte martuar”.
“Kam hequr dikë nga puna”.
“Kam vjedhur kur kam qenë 12-13 vjeç, por shyqyr që e kuptova gabimin dhe nuk e kam bërë më kurrë”.
“I tregova gruas së tij se unë isha dashnorja”.
“Lashë dikë pa asnjë sqarim, nga inati më tepër. Kanë kaluar 23 vjet dhe e kaluara nuk harrohet”.
“Pushova nga puna një njeri të lig, në mënyrën më të ligë të mundshme. As tani nuk më vret ndërgjegja”.
“Kam vjedhur lekë në shtëpi”.
“Kam bërë abort”.
“Një shoqe ka bërë dasmë dhe nuk shkova se nuk po shkonte askush nga shoqëria”.
“Kam tradhtuar disa herë dhe më vjen keq”.
“Tradhtova ish-in me shokun e tij të ngushtë”.
“Kam vrarë dikë, por jam dënuar, pa merak”.
“Kam parë dikë të bullizohet nga disa persona të tjerë dhe nuk fola. Një rast të vetëm mbaj mend, ku nuk e di se ç’pata, por u bashkova me bullizuesit. Edhe mua më bullizonin. Atë personin e kam takuar më vonë dhe ka konsideratë. Është shumë mirë dhe jam shumë e lumtur për të”.
“Shoqja më futi në sherr me një mësuese, u përfshinë dhe familjarët. Unë i mora të dashurin. Jam Akrep”.
“Me furçën e dhëmbëve të kunatës kam pastruar bidenë. Ma solli në majë të hundës”.
“U talla me dikë për një vit. Shtiresha sikur e doja, i merrja dhurata dhe para dhe kur e lashë, mora vesh që ishte në fund të jetës. Ishte me kancer. Nuk ia fal dot vetes dhe ndihem shumë keq”.
“Kam goditur qenin. E dua dhe më do shumë, por pasi lindja, u bë shumë i bezdisshëm, vetëm qante kot dhe ndonjëherë e godisja që të pushonte”.
“Kam bërë abort. Dy vite më vonë solla në jetë një fëmijë në po të njëjtën datë. S’do e harroj kurrë”.
“Flirtoj me shokun e të fejuarit”.
“Vijoj të kem marrëdhënie me koleg, edhe pse e mori vesh e shoqja e tij. Jemi të dy të martuar”.