Surpriza! Rama kandidat për deputet në qytetin bastion të demokratëve

Brenda Asamblesë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë hamendësitë e para për kandidatët për deputetet.

Surpriza më e madhe e kandidimit pritet të vijë nga vetë, Edi Rama.

Rama mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.

Kjo për të shpalosur domethënien e fortë që ka për të transformimi kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë.

Nga ana tjetër një mesazh i fortë për opozitën me këtë kandidim të mundshëm nga Rama në atë që opozita e vlerëson si një bastion të sajin, por në zgjedhjet e fundit lokale ia besojë qeverisjen vendore kandidatit socialist Benet Beci./Tch