Vr*asja e Egli Progës/ ‘U bë politikë me një vd*ekje tragjike’! Rama: PS nuk mbron askënd!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS ka komentuar dhunimin për vdekje të Edgli Porgës në Pogradec.

Sipas tij kjo vdekje tragjike u përdor për tu bërë politikë nga ana e opozitës. Duke i dalë në mbrojtje policisë, Rama tha se shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit dhe arritja e ambulancës në vendngjarje është e dokumentuar.

Kryeministri sigurisht nuk la pa përmendur edhe “lidhjet” e Denis Meçes që dhunoi për vdekje 42-vjeçarin, dhe dajës së tij me Partinë Socialiste. Rama tha se PS nuk mbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia, ndërsa shtoi se daja i Meçes është ndarë prej kohësh nga PS.

Edi Rama: U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike. U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin. Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar. Arritja e ambulancës është e dokumëntuar. U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. PS nuk mbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Por ai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste. Daja i tij është i dënuar për abuzim me detyrën dhe nuk ka asnjë lidhje me PS. I ndjeri ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, por punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat, gënjeshtra e bëri 7 herë xhiron. Me ndihmën e një prokurori që nuk ka kryer asnjë hetim e ndryshoi përcaktimin si vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Duke organizuar një protestë mashtruese drejt qeverisë.