“Më tha t’i lija 6 mijë e 500 euro”/ Zbardhet dëshmia, ja lidhja e Dervish Hasit me Gjergj Cukalin e Mysllym Shyrit

Enver Jamaku, i cili ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësis ë dhe i dënuar nga gjykata si pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për shitjen e blerjen e armëve të zjarrit, duke përfshirë këtu mjekun kardio-kirurg Dervish Hasin.

Në dëshmi, Jamaku flet për gjetjen e dy pistoletave që ia kishte kërkuar Gjergj Cukalin, por që sipas tij ia kishte gjetur mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Dëshmia e Enver Jamakut:

“Gjergj Cukalin e kam njohur kur kam blerë një “Audi A3”, ngjyrë e bardhë nëpërmjet një lidhjeje shoqërore të një personi tjetër. Pasi ky shoku im që merrej me shitjen dhe blerjen e makinave iku me tha të mbaj kontakte me Cukalin.

Në varrimin e Nehat Kullës unë kam qënë me mjekun Dervish Hasi. Në një moment që Hasi është shkëputur më ka ardhur Gjergj Cukali nga mbrapa dhe më ka thirrur Velo. Ky është i vetmi person që më therret Velo.
Në muhabet e sipër Gergji më ka kërkuar dy pistoleta 15-she me silenciator. Unë i thashë që nuk kisha, por Gjergji më tha kur t’i gjeja ta lajmëronte.

Pasi jam ndarë me Gjergjin më ka takuar përsëri shtetasi Dervish Hasi, të cilit i thërrasin “Doktori” dhe më ka thënë për bisedat që po bëheshin me Gjergjin.
Unë i thashë se Gjergjin e njoh nga blerja e makinës dhe më kërkoj dy pistoleta, pasi unë isha marrë me tregti armësh që përpara dhe e dija këte punë.

Doktori më ka thënë se pistoletat do i gjente ai. Në darkë pasdite doktori m’i ka sjellë armët te shtëpia, dy pistoletat që m’i kërkoi Gjergji, në një çantë të vogël.

E kam marrë çantën dhe e kam futur te shtëpia dhe doktori më tha se i kishte marre për shumën 6 mijë euro dhe do i shisja 7 mijë euro dhe 200 euro do i fitoja unë.

Të nesërmen kam telefonuar Gjergjin në aplikacionin Whatsapp dhe i kam thënë që të vinte.

Ai erdhi me një makinë “ML” ngjyrë e zezë me xhama të zinj, nuk i mbaj mend targat.
Unë ia çova pistoletat dhe i pa, atij i pëlqyen armët, por tha që janë shumë shtrenjtë dhe unë kam telefonuar doktorin në telefon (whatsapp), ja kam ngritur telefonit zërin që ta degjonte edhe Gjergji dhe i kam thënë se nuk i merr se janë shumë shtrenjtë.

Doktori me tha t’i lija 6 mijë e 500 euro, por ai më tha që vetëm 6 mijë euro të jap, jo më shume dhe doktori ra dakort me këtë çmim dhe ai ra dakort, mori armët dhe iku.
Në darkë i kam dhënë lekët doktorit, pasi e kam takuar tek xhamia dhe ai më ka dhënë vetëm 50 euro.”/ Ora News