Krim tronditës në familje/ Nëna v,ret tre fëmijët e mitur dhe më pas veten

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, ku një 32-vjeçare ka v,rarë fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten.

32-vjeçarja Maribel Isela Ibarra qëlloi me armë z,jarri djalin e saj 4-vjeçar dhe dy vajzat e saj, 1 dhe 2 vjeçe.

Trupat e tyre të pajetë u gjetën brenda një makine jashtë shtëpisë së tyre në West Haven, Utah.

Policia konfirmoi përmes kamerave CCTV së fqinjëve se 32-vjeçarja kishte vr,arë fëmijët e saj dhe më pas veten.

Të afërmit e 32-vjeçares deklaruan se nuk e kishin idenë se ajo po vuante nga ndonjë problem i shëndetit mendor pasi nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dhe sipas tyre ajo ishte një nënë e dashur dhe e përkushtuar.

Një detaj enigmatik ishte se ajo kishte ndryshuar emrin në llogarinë e saj në Facebook përpara se të kryente krimin makabër, duke e vendosur “Jya Canchola”, kuptimi i të cilit mbetet ende i paqartë.

Në bio-n e profilit të saj në Facebook ajo kishte vendosur një shprehje në të cilën shkruhej “fëmijët janë jeta ime”.

Nëna vrasëse vinte nga një familje me origjinë meksikane, ndërsa prindërit e saj ishin zhvendosur disa dekada më parë në SHBA.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan 32-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem, ndërsa dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, të cilat nuk i kishte ndarë me të afërmit e saj.