“Trekëndëshi i Alaskës”, rajoni misterioz ku janë zhdukur mbi 20,000 persona që prej vitit 1972

Kur dëgjojmë fjalët “mister”, “zhdukje” dhe “trekëndësh” menjëherë na vjen në mendje “Trekëndëshi i Bermudës”.

Mirëpo, ekziston dhe një tjetër vend misterioz, i quajtur “Trekëndëshi i Alaskës”, i cili njihet shumë pak në botë por ka ngjashmëri të frikshme me atë të Bermudës sa i përket zhdukjeve të pazbardhura.

Sipas History Channel, ky rajon misterioz është epiqendra e më shumë rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur në planetin tonë.

Ky trekëndësh formohet nga gjithë zona që përfshin Utqiagvik, Anchorage dhe Juneau.

Për shkak të reputacionit që ka fituar gjatë viteve të fundit, disa njerëz madje e kanë quajtur rajonin “Trekëndëshi i Bermudës së Alaskës” në vitet e fundit.

Ky rajoni u bë për herë të parë i njohur në vitin 1972, kur një aeroplan i vogël u zhduk papritur gjatë fluturimit nga Anchorage në Juneau.

Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e shpëtimit që zgjatën më shumë se 3,600 orë dhe u shtrinë në një zonë prej 325,000 milje katrorë, asnjë nga pasagjerët apo mbetje të avionit nuk u gjet.

Por nuk mbaron me kaq! History Channel raporton se avioni i zhdukur ishte vetëm fillimi i një sage misterioze të zhdukjeve e cila numëron mbi 20 mijë persona të zhdukur që nga viti 1972 e deri më sot në këtë zonë.

Në listën e personave të zhdukur në mënyrë misterioze në Trekëndëshin e Alaskës është edhe Thomas Hale Boggs, udhëheqës i shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në 1972.

Kongresmeni i Alaskës Nick Begich gjithashtu u zhduk pasi fluturoi mbi Trekëndëshin e Alaskës.

Begich ishte në një avion që fluturonte nga Anchorage në Juneau së bashku me ndihmësin, Russell Brown dhe pilotin, Don Jonz.

Gjithashtu janë raportuar edhe shumë zhdukje enigmatike të mijëra personave në këtë rajon fati i të cilëve mbetet ende mister.

Madje shumë teori konspiracioni janë përhapur në lidhje me këto zhdukje në të cilat thuhet se në këtë vend ka “aktivitet jashtëtokësorësh”.