Si u zbulua anija e mbytur nën rrënojat e Kullave Binjake?

Teksa vijonin punimet për pastrimin e rrënojave nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë, arkeologët bënë në një zbulim të jashtëzakonshëm që i la të gjithë të befasuar.

Gjatë gërmimeve të kryera në vitin 2010, rreth 7 metra nën sipërfaqen e tokës, ata zbuluan një anije të vjetër prej druri.

Ky zbulim ngjalli shumë pikëpyetje se si anija kishte përfunduar aty dhe çfarë kishte ndodhur me të.

Shkencëtarët analizuan unazat e trungut të pemëve që ishin përdorur për ndërtimin e skeletit të anijes dhe arritë në konkluzionin se ajo ishte ndërtuar në Filadelfia rreth vitit 1773.

Por si ishte e mundur një anije e madhe prej druri të gjendej në mes të New York-ut?

Në të kaluarën, kur Manhatani ishte ende duke u projektuar, vendi ku u ndërtuan Kullat Binjake ndodhej në lumin Hudson.

Studiuesit nuk janë të sigurt nëse anija u fundos aksidentalisht apo për shkak të ndonjë ngjarjeje tjetër. Me kalimin e kohës dhe zgjerimin e New York , bregu perëndimor i Manhatan-it u zhvendos më shumë në perëndim, duke mbuluar anijen me mbetje dhe dhera.

Sipas studiuesve eri në vitin 1818, anija ishte zhdukur plotësisht nga pamja për shkak të mbulimit të saj.

Kujtojmë që 2,977 persona të pafajshëm humbën jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001, ku dy avionë të rrëmbyer nga terroristët u përplasën me Kullat Binjake, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.