Klausi ka shkuar në Itali, nëna e tij kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta gjetur

Klausi ka shkuar në Itali, nëna e tij kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta gjetur
Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Klausit, një të riu shqiptar që kishte humbur në Gjermani.

Pas arrestimit të vëllait nga policia, i riu u arratis dhe kur u kap nga policia me kërkesë të nënës së tij, pasi është i sëmurë, ai u dërgua në spital psikiatrik, por edhe aty u arratis.

Nëna e tij ka arritur të mësojë se Klausi tani ndodhet në Itali në gjendje të vështirë shëndetësore dhe ekonomike.

Ajo thotë se djali nuk ka asnjë dokument identifikimi, pashaportë, apo mjet financiar, dhe nuk është në gjendje të shkojë në spital.

Nëna ka treguar se një person e ka parë Klausin dhe i ka dhënë ushqim, por nuk ka mundur ta ndihmojë për ta çuar në spital pasi autoritetet italiane i kishin kërkuar një denoncim nga Interpoli për të vepruar. Denoncimi është bërë në Shqipëri, por duket se po vonohet nga autoritetet e Tiranës.

Ajo kërkon ndihmën e shqiptarëve që ndodhen në zonën e Sant’Ilaria d’Enza, Reggio Emilia, për ta ndihmuar Klausin të marrë ndihmë mjekësore urgjente. Ai nuk di ku të shkojë dhe është në gjendje të rënduar.

Ajo është e shqetësuar për Klausin pasi thotë se ai është në rrezik për jetën dhe duhet të dërgohet në spital.

Nëna vetë është me fëmijë të vogël dhe nuk ka mundësi të shkojë në Itali për ta kërkuar Klausin, por thotë se të hënën do shkojë në Ministrinë e Jashtme për të bërë një kërkesë tjetër.

Mesazhi i nënës:

Ju thashë se kam rënë në gjurmët e Klausit, ndodhet në Itali sepse dje fola shumë pak me të pasi personi që e kishte parë dhe takuar më mori në telefon pasi Klausi mbante mend numrin tim. Por nuk arriti dot të më.ndihmonte për t’a çuar në spital me ndihmën e policisë sepse ata i kishin thënë se nuk i takonte atyre pa pasur një denoncim nga Interpoli, ndërkohë që po vonohet nga Tirana ku unë e kam bërë denoncimin. Djali ka nevojë urgjente për mjekim se ikën kot.. nuk ka ku të haje ,ku të flejë , pra është në situatë rruge nuk ka.as lek as pashaporte.asnje mjet identifikimi . Dhe personi që e kishte takuar dje i kishte blerë për të ngrënë dhe ishte në punë, nuk ishte i lirë..Sot nuk e kishte parë më . Ju lutem t’a ripostoni foton e Klausit kam nevojë për ndihmë nga shqiptarët që ndodhen në Sant Ilaria d’ enza Reggio Emilia ose kudo që t’a shohin, sepse ai nuk rri në një vënd tani qe e ka kapur sëmundja, t’a ndihmojnë kush ka mundësi per t’a dërguar ne spital

Po ju dërgoj dhe foton që më dërgoi zotëria dje.por.foton e zotërisë mbulojeni. Unë jam vetëm me fëmi të vogël dhe nuk kam fare mundësi për të shkuar për t’a kërkuar

Ju lutem me ndihmoni,.nuk po gjej zgjidhje, djali është në rrezik për jetën. Nëse do vendosni të më ndihmoni me postimin po ju lë dhe një numër telefoni për ata që e shikojnë dhe munden t’a ndihmojnë. 0697501992

Nuk kam informacion qysh të enjten në mëngjes Që e takoi ky person. Përderisa nuk merr në telefon dhe nuk rri në një vënd, gjendja e tij nuk është e mirë. Në telefon më mori personi në fjalë, ku e kishte pyetur djalin për numrin tim

Por publikimi përsëri i fotove mund të ndihmojë. Kush e sheh kudo që ndodhet të më marr mua në telefon dhe sipas mundësive t’a ndihmojnë për t’u shtruar në spital sepse ai nuk di ku shkon dhe çfarë bën,. këtë gjë dua si fillim. Ndërkohë unë po bëj dhe ndërhyrjet me autoritetet. Sipas udhëzimeve të hënën do bëj kërkesë zyrtare në ministrinë e jashtme

Po kam folur. E.kishte ndihmuar kur kishte marr gjëra në market dhe ja kishte paguar, por qysh të enjten nuk e ka parë më

Jua kam dërguar më sipër dhe bisedën me personin Dhe fotot Dhe vendin ku e ka pare. Kam frikë se.mos Klausi kushedi ku ikën sepse nga Gjermania ka kalu në Zvicër dhe pastaj në Itali

Nuk e di si ka kaluar kur i ka humbur mjetet e identifikimit Nëse ju dini ndonjë mënyrë tjetër për të ndihmuar Klausin..ju lutem me thoni..