“Edhe unë 12 vjeçe jam martuar”, nëna e 14-vjeçares kërkon lirimin e dhëndrit: Punon dhe mban nusen

Flet Luljeta Jenuzi nëna e të miturës: E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord.

Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç.

Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë.

Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen.

Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin.

Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti.