Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Qëllohet me armë drejt një automjeti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rus’. Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë drejt një Range Roveri me ngjyrë të bardhë. Nuk raportohet për të lënduar. Drejt vendngjarjes policia. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth këtij atentati. Noa.al