Moti ekstrem në këtë vend, lumi del nga shtrati e pemët shkulen nga vendi

Views: 0

Stuhi të fuqishme kanë prekur disa vende të Italisë së veriut, duke përmbytur Milanon, ndërkohë lumi doli nga shtrati në Val di Suza, duke shembur dy ura, duke bllokuar rrugët provinciale dhe duke izoluar gati 50 persona në dy fshatra.

Rajoni i Lombardisë dhe i Venetos është më i prekuri, duke përmbytur rrugët e duke shkaktuar dëme në qytetin e Milanos, ku disa shërbime metrosh u pezulluan prej përmbytjeve.

Paralajmërohet se kriza e klimës po rrit shpeshtësinë e rasteve të motit ekstrem, si valët e të nxehtit, të thatësirës dhe përmbytjeve.

Ata thonë se stuhitë po bëhen më të dhunshme për shkak se ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështirë.

Nga ana tjetër, jugu i Italisë paraqiti së fundmi thatësira ekstreme, duke ndikuar për keq në agrikulturë dhe turizëm, sidmos në ishullin e Sicilisë dhe në atë të Sardenjës.