Panik në ajër/ Aeroplani bën ulje emergjente pas alarmit për bombë

Views: 0

Një aeroplan ka bërë një ulje emergjente pas një alarmi për bombë.

Aeroplani i linjës ajrore indiane “Vistara”, i cili ishte nisur nga Mumbai për në Frankfurt, bëri një ulje emergjente në qytetin Ezrum, në lindje të Turqisë.

Reuters raporton se gjithçka nisi pas gjetjes së një letre në tualetin e aeroplanit në të cilën shkruhej “bombë në bord”.

234 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit u evakuan në mënyrë të sigurtë, ndërsa një ekip turk i specializuar për asgjësimin e bombave nisi menjëherë inspektimin e mjetit fluturues.

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, në një prononcim për mediat deklaroi se autoritetet nuk kishin gjetur ende ndonjë gjë të dyshimtë që mund të ishte bombë ose kërcënim i mundshëm për sigurinë e pasagjerëve dhe aeroplanit.