Rrëmbimi në Tiranë? Policia: Nuk ishte rrëmbim, por e futi me forcë në makinë për xhelozi

Views: 0

TIRANË- Policia ka saqaruar ngjarjen pas denoncimit mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat ishte rrëmbyer një vajzë. Sipas denoncimeve, dyshohej se vajza ishte rrëmbyer nga dy persona dhe është futur në një makinë tip Benz, që është larguar më pas me shpejtësi.

Por pas një hetimi të detajuar, policia ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti dhe jo me një rast të vërtetë rrëmbimi. Policia bën të ditur se incidenti përfshinte një përleshje mes një çifti, dhe nuk kishte të bënte me ndonjë akt të paligjshëm.

Gjithashtu policia ka shoqëruar të dy personat, djalin dhe vajzën, për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar situatën në komisariat.Ndëtrsa nga ana e vajzës nuk ka pasur ndonjë kallëzim për rrëmbim ose akuzë të tillë, duke e hedhur poshtë hipotezën e një rrëmbimi.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie.