Ra nga skelat teksa po punonte, 66-vjeçari vdes në vend

Views: 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një punonjës është rrëzuar nga skelat teksa po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba”, ku shtetasi me inicialet V.B., 66 vjeç u rrëzua dhe humbi jetën menjëherë për shkak të lëndimeve të marra.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.