Pasditen e sotme një shtetas i mitur plagosi me thikë shtetasin 39-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në Roskovec, ku si pasojë e një konflikti për arsye banale, një 15-vjeçar goditi me thikë shtetasin me inicialet G.Gj., rreth 39 vjeç.
Menjëherë, policia ndërhyu në vendngjarje dhe arrestoi të miturin. Ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që agravuan situatën.