Tjetër tragjedi në vendin e punës/ Bie nga skela e pallatit, vdes 66-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një person dyshet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër në Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.