Nje lajm i rende vjen nga Anglia ku mesohet se ka humbur jeten i riu shqiptar Algert Drici.
I riu kishte disa vite qe jetonte ne Angli dhe miqt e tij kane thene se ai ishte nje djal shume i mire dhe shume i sjellshem.
Nje dhimbje e madhe per familjaret dhe komunitetin ku ai jetonte.
Prindërit e Algertit duan që trupi i fëmijës së tyre të vetëm të prehet në vendlindje prandaj me ndihmën e kushërinjve kanë nisur mbledhjen e fondeve për sjelljen e trupit në Shqipëri.
Për transportimin e trupit të pajetë në Shqipëri duhen 10,000 £, prandaj familjarët e Algertit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kontribuar sa do pak të munden.
KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR
Apeli i familjarëve:
Duhet të mblidhen £10,000 per te bere te mundur kthimin e trupit nga Anglia ne Shqiperi, te Algerti qe humbi jeten papritur. Ju lutemi ti mundësojmë prinderve të Gertit që femija i tyre i vetem te varroset e te prehet ne paqe ne vendlindjen e tij.
Algerti ishte ne person shume i sjellshem, miqësor dhe i dashur. I pelqente te shoqerohej me familjen, miqte dhe gjithmone ishte i gatshem te ndihmonte te tjeret. Per 6 vitet e fundit ne Angli, Algerti u pershtat shume mire me komunitetet e kulturave te ndryshme.
Askush nuk eshte berë ndonjehere i varfër nga dhënia.
Ne jetojme me ate që marrim, por jetojme me atë që japim. Anjë akt miresie, sado i vogël qoftë, nuk shkon kot. Ju lutemi ndihmoni prinderit e Algertit per te transferuar trupin nga Anglia ne Shqiperi, dhe te prehet i qete ne vendin e tij!
Do ju lutesha shume ta postonit, ta kthejme trupin e tij sa me shpejt ne vendin e vet!