Marina rikthehet në Top Channel, Kiara ‘spostohet’ në ‘Portokalli’

Views: 0

Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’, i cili si producent ka imamin Elvis Naçi duket se do rikthejë në Top Channel Marina Vjollcën. Bukuroshja që u duk se u lidh ngushtë me Klan-in, është sërish në ‘folenë e vjetër’, aty edhe ku ‘lindi’ si personazh.

Edhe pse asgjë nuk është zyrtare deri tani, ‘zërat’ janë se fillimisht ishte menduar për Kiarën si bashkë-prezantuese, por me lirimin e vendit në Portokalli nga ana e Xhemit, bashkëshortja e Luizit është menduar të prezantojë parodinë humoristike në krah të Salsanos (i cili e ka ironizuar jo rrallë herë këngëtarin, gjatë kohës që xhironin filmin ‘Në kuadër të dashurisë’) dhe Nevina Shtyllës.

Marina është parë sot në ambientet e Top-it, ku edhe është fotografuar nga sytë kureshtarë. /Pamfleti