Aksident në Elbasan. Makina përplas biçikletën drejtuesi bie pa ndjenja në asfalt

Views: 0

Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.

Makina përplas një biçikletë, për pasojë drejtuesi i saj ka rënë pa ndjenja në asfalt.

Për rastin është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu një autoambulancë ka transportuar të plagosurin për në spital.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.