“Rikthehet” Arbana Osmani merr ne dore vetë BIG BROTHER VIP ? Ja FOTOJA që TRAZOI rrjetin…

Views: 0

Teksa shijon pushimet e saj në Londër, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë në Instagram një postim i cili ka ngritur menjëherë dyshime në rrjet.

Bëhet fjalë për një foto ku shihet se në gishtin e saj tregues gjendet një unazë e cila mban shenjën e formatit “BB”.

Reagimet qenë të shumta dhe pikëpyetja kryesore ishte nëse ky është një sinjal që Arbana do të jetë sërish në krye të këtij formati apo thjesht një postim i zakonshëm i saj.

Mëgjithatë dilema bëhet edhe më e madhe pasi në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatoren këtë sezon mund ta shohim nën drejtimin e Big Brother Vip Kosova.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga prezantuesja për të gjitha lajmet që kanë qarkulluar prej muajsh, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Rikujtojmë që në edicionin e tretë të “BBV” Arbana nuk ishte më në krye të tij por u zëvendësua nga moderatori Ledion Liço i cili po ashtu pati një sukses në drejtimin e formatit.