Tre muaj më parë humbi vëllain! Ndahet nga jeta avokatja e Gjykatës së Apelit në Tiranë

Views: 0

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte. Avokatja e njohur, Domenika Gjeçi, e cila vitet e jetës së saj ia dedikoi drejtësisë ka ndërruar jetë në moshë të re.

Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale, duke dhënë një kontribut të çmuar në drejtësinë e vendit tonë.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit e kanë dhënë kolegët, “Avokatët penalistë”, përmes një postimi në “Facebook”.

Domenika Gjeçi nga të gjithë do të kujtohet për përkushtimin e profezionalizim e saj.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por për të gjithë kolegët e saj avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë me të cilët ka punuar përgjatë gjithë këtyre viteve.

Për familjarët humbja e saj është akoma dhe më e rëndë. Domenika Gjeçi jo më larg se tre muaj më parë kishte humbur dhe vëllain.