“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë, o Zot”, postimi prekës i vajzës së Enver Ballës

Views: 0

“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi, të lutem, më zgjo nga ky makth.”

Ky është postimi prekës në rrjetet sociale i vajzës së 62-vjeçarit Enver Balla, i cili u vra nga djali i tij, Esmerald Balla.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi tre vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së 62-vjeçarit.

Enver Balla ishte baba i katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një shumë prej 7.5 milionë lekësh të reja.

Pas vrasjes, autori e hodhi trupin e pajetë të të atit në një pus pranë vendit të ngjarjes, ndërsa armën e krimit e fshehu në një kanal.