Mbytet varka në ujërat italiane, 21 persona raportohen të zhdukur

Views: 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali. Një varkë me 28 emigrantë është mbytur në ujërat territoriale italiane, pranë Lampeduzës.

Sipas raportimeve, janë shpëtuar vetëm 7 emigrantë, të cilët janë me origjinë siriane, ndërsa 21 të tjerët, mes tyre 3 fëmijë, raportohen të zhdukur.

Të mbijetuarit thanë se ishin nisur nga Libia më 1 shtator.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit.