I moshuari me dhimbje të forta rënkon në dyshemenë e urgjencës, qytetari: Asnjë mjek s’e prek me dorë

Views: 0

Një ngjarje shqetësuese është raportuar nga urgjenca e QSUT-të ku një i moshuar është lënë në mëshirën e fatit pa marrë trajtim mjekësor.

Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se i moshuari kishte dhimbje të forta dhe ishte shtrirë në dysheme por asnjë mjek s’e prekte me dorë.

Sipas qytetarëve, i moshuari që shoqërohej nga bashkëshortja u la në dysheme për 1 orë, ashtu si edhe pacientët e tjerë që kishin mbërritur në urgjencë me ambulanca e barela.

Kjo situatë ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë tek ata që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje pasi mungesa në kohë

e kujdesit mjekësor mund të ketë edhe pasoja fatale.

Ky incident ngre pikëpyetje të mëdha mbi standardet e kujdesit mjekësor në spitalet publike dhe mbi përgjegjësinë e stafit mjekësor për t’u kujdesur për pacientët e mbërritur në urgjencë.

Mbetet i paqartë shkaku i mos ofrimit të ndihmës mjekësore nga ana e mjekëve në momentin që pacientët mbërrijnë në urgjencë në gjendje të rënduar.