Dalin pamjet ku 5 policë kapen duke marrë lekë në Sarandë

Views: 0

SARANDË- Një skandal është publikuar ditën e sotme që përfshin policinë e shtetit. Një denoncim i Piranjave ka zbuluar pesë policë të Sarandës, të cilët janë kapur duke marrë ryshfet në mes të rrugës. Në postimin e tyre në Facebook, Piranjat kanë publikuar videon ku policët rrinë në grup duke pritur të marrin para nga shoferi të cilin e kanë ndaluar.

Postimi i Plotë:

Policia e shtetit kapet duke marrë lekë, në mes të qytetit të Sarandës. Jo një, por pesë policë, si një grup i struktuar kriminal i rryshfetit. Ne presim nga ministri i ri i brendshëm që të tregojë vullnetin e duhur për të pastruar radhët e policisë nga elementë të tillë.