Aksident në aksin Korçë – Bilisht/ Shoferja 25-vjeçare, përplaset me një kafshë, pastaj me murin e një banese

Views: 0

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë. Mësohet se një makinë është përplas me një kafshë e më pas me murin e një banese në anë të rrugës.

Gjithashtu nga aksidenti ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit e cila është dërguar me ambulancë në spital. Ndërkohë edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja F. S. është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.