Kërcet arma drejt automjetit të blinduar në Vaun e Dejës, shoqërohet në polici Safet Bajri

Shoqërohet në polici Safet Bajri. Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News, ai është ndaluar në një automjet të blinduar në Lezhë për llogari të policisë së Shkodrës në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy javë më parë në Vaun e Dejës, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti tip “Audi” të blinduar.

Raportohet se ai është shoqëruar në polici si një person që ka dijeni për këtë ngjarje.

“Shoqërohet Safet Bajri, një emër i njohur për botën e krimit në Shkodër. Është ndaluar në Lezhë teksa lëvizte me një automjet Benz të blinduar për llogari të Shkodrës pasi e kërkonte në mënyrë që ta merrte në pyete për një ngjarje të ndodhur në fshatin Rranxë në Bushat. Si duket policia ka nevojë për disa sqarime, që është shoqëruar në cilësinë e personit që ka dijeni”, raporton gazetari Ervin Leka.