Vendosen rregulla të rrepta për bagazhet gjatë udhëtimit në vendet e BE-së

Një rregullore e re ka hyrë në fuqi në aeroportet e BE-së nga e hëna e kësaj jave.

Kjo rregullore prek më së shumti pasagjerët me bagazhe dore dhe transportin e lëngjeve.

Komisioni Evropian ka vënë në pikëpyetje skanerët e rinj C3 në aeroport, që u lejojnë pasagjerëve të mbajnë lëngje dhe pajisje elektronike gjatë kontrollit. Kështu, do t’i kthehen përkohësisht aparateve tradicionale me rreze X, të cilat mund të shkaktojnë vonesa në disa aeroporte.

Për sa i përket bagazheve, janë vendosur rregulla uniforme në lidhje me përmasat dhe peshën e lejuar në kabinën e avionit në të gjitha linjat ajrore.

Pra, pasagjerët do të mund të marrin me vete një bagazh të vogël (çantë dore ose shpine) dhe një bagazh dore që nuk e kalon peshën 10 kg.

Për sa i përket përmasave, përfshirë dorezat dhe rrotat, janë vendosur në 55 x 40 x 20 cm, ndërsa sendi personal duhet të jetë 40 x 30 x 15 cm.

Çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët?

Udhëtarët duhet të qëndrojnë të përditësuar me rregulloren dhe të shkojnë në aeroport rreth tre orë para nisjes, pasi vonesat dhe radhët e gjata në kontrollet e sigurisë mund të zgjasin kohën e pritjes.