E njohu në aplikacionin e takimeve, burri mban peng për 4 vite të renë, e rreh dhe përd*hunon

Një rast tronditës abuzimi seksual dhe pengmarrjeje është zbuluar në Poloni, ku viktimë është një 30-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, gruaja e idnetifikuar si Malgorzata, u mbajt peng për 4 vite nga Mateusz J. pasi dolën së bashku në një takim. Ata u njohën në një aplikacion takimesh dhe vendosën të njihnin njëri-tjetrin. Por pikërisht këtu do të fillonte makthi i të resë, e cila u përdhunua dhe u rrah brutalisht për 4 vite.

Ajo udhëtoi për ta vizituar atë në fshatin Gaiki, afër Glogow në Poloninë perëndimore, nga ku nuk u kthye më tek prindërit e saj. Sipas gazetës polake “Fakt”, viktima ishte vërtet e dashuruar me Mateusz, prandaj pranoi të qëndronte me të. Ajo kishte lënë fëmijët e saj nga një marrëdhënie e mëparshme me prindërit e saj kur shkoi për të vizituar Mateusz.

Prokurorët thonë se Malgorzota ishte mbajtur rob në një hambar guri të përdorur më parë për të strehuar kafshë. Sipas të resë, ai e dhunonte atë sa herë ajo nuk përmbushte dëshirat e tij seksuale. Sipas “Fakt”, gruaja u dërgua në spital disa herë gjatë katër viteve për lëndime të ndryshme, duke përfshirë një krah të thyer dhe një këmbë të thyer. Vetëm në rastin e fundit, ku u dërgua për të mjekuar një shpatull të nxjerrë, ajo mundi të tregonte për tmerrin që po kalonte, duke mundësuar arrestimin e rrëmbyesit të saj.

Ata shtoi se ajo nuk kishte akses në produkte higjienike, ujë të rrjedhshëm, tualet, energji elektrike apo ngrohje gjatë kohës që u mbajt peng. Po ashtu, raportohet se gruaja kishte ngelur dhe shtatzënë me burrin, dhe fëmija kishte ardhur në jetë, por ishte dhënë për birësim.