Dhunonte sistematikisht bashkëshortin, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Views: 0

Një 33-vjeçare është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshortin e saj, banues në Institut.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E. S., banuese në Tiranë, e cila ka dhunuar vazhdimisht bashkëshortin 35-vjeçar.

Pak ditë më parë, më 31 gusht, 33-vjeçarja la takim me bashkëshortin në afërsi të Urës së Institutit dhe në vend të saj shkuan dy persona të paidentifikuar, të cilët rrahën 35-vjeçarin.

Prej dëmtimeve të marra 35-vjeçari është shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.