Maliq/ 28-vjeçarja dhunohet me grushta nga burri dhe vjehrri

Views: 0

Një 28-vjeçare nga Maliqi është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj pas një debati në shtëpinë e tyre. Konflikti, i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, përfundoi me dëmtime të rënda në fytyrën e gruas, e goditur me grusht nga të dy.

Fqinjët dëgjuan të bërtiturat dhe njoftuan menjëherë policinë.

Bashkëshorti 31-vjeçar, Emanuel Zyfi, u arrestua nga policia, ndërsa vjehrri Trëndafil Zyfi u procedua në gjendje të lirë.

Viktima u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje brenda 24 orëve.