Itali/ 70-vjeçari shqiptar ther me thikë nusen e djalit

Views: 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Castelnuovo Garfagnana, Itali, ku një shqiptar ka therur me thikë nusen e djalit.

70-vjeçari me kombësi shqiptare, Luan Xaxhi ka goditur thikë nusen e tij 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Të alarmuar nga britmat e gruas, fqinjët njoftuan mennjëherë policinë e cila ndërhyri dhe të moshuarin që tashmë kishte në xhep biletën e avionit për në Tiranë. Përballë rrezikut real të arratisjes, burri u arrestua për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe aktualisht ndodhet në burgun S. Giorgio në Lucca.

Ndërkohë nusja 28-vjeçare u transferua me urgjencë në spital dhe do të trajtohet për rreth dhjetë ditë.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se janë bërë debatet e vazhdueshme mes vjehrrit dhe nuses pasi edhe pak ditë më parë policia kishte ndërhyrë për të shuar një diskutim të nxehtë mes të dyve.