I vuri flakën gruas, Bledar Trëndafili ende në arrati/ 31-vjeçarja, e mbuluar në flakët, trokiti në derën e një banese për ndihmë

Views: 0

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi ditën e djeshme Korçën, ku 45-vjeçari, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. Burime pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën. Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.

Burime pranë këtij grupi thanë se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë. 45-vjeçari thuhet se e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për ti kërkuar të heqë dorë nga divorci. Nëna e dy fëmijëve të mitur ndodhet në repartin e djegieve në QSUT, ku po trajtohet me kujdesin e duhur shendetesor.