Rrjetet sociale sot janë bërë porta më e mirë për të ‘përgjuar’ se çfarë po bëjnë personazhet e njohura të ekranit.
Natyrisht që edhe vetë ata e përdorin si një platformë për të qenë sa më pranë publikut. Por në rrjete sociale, janë ata që zgjedhin se çfarë të publikojnë, duke na treguar, si çdo njëri nga ne, anën e tyre më të mirë. Ama disa vite më parë, paparaci ynë dinte se ku ti gjente, për ti sjellë ashtu si janë, pa filtra, pa sekrete.
Le të rikujtojmë edhe njëherë disa prej fotove të tyre të viteve më parë, në plazh, ashtu si shpeshherë ata nuk do të donin të shfaqeshin.
NEVINA SHTYLLA
Si pushonin VIP-at dikur: Ylli Limani vetëm gjumë, si ishte BeatrixSi pushonin VIP-at dikur: Ylli Limani vetëm gjumë, si ishte BeatrixSi pushonin VIP-at dikur: Ylli Limani vetëm gjumë, si ishte BeatrixSi pushonin VIP-at dikur: Ylli Limani vetëm gjumë, si ishte BeatrixSi pushonin VIP-at dikur: Ylli Limani vetëm gjumë, si ishte BeatrixSi pushonin VIP-at dikur: Ylli Limani vetëm gjumë, si ishte Beatrix
Ishte vera e vitit 2019, ku Nevina Shtylla u kap mat për herë të parë me të dashurin e saj. Ajo dhe Arbër Myftari, kishin zgjedhur jugun e vendit për të shijuar disa ditë romantike larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, paparacit tonë nuk i kanë shpëtuar, duke sjellë fotot seksi nga bregu i detit. Ky çift, vijon dhe sot të jenë së bashku dhe të jetojnë këtë histori dashurie larg syve të kureshtarëve. Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga këto foto, ajo vijon sërish që në rrjetet sociale të publikojë foto e vetme, duke zgjedhur që të fokusohet vetëm tek karriera dhe jo tek jeta private.