Shqiptari i dr*guar humb kontrollin e mjetit, vdes gruaja e tij! Në gjendje të rëndë foshnja disa muajshe

Një 22-vjeçar shqiptar, është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi nga Shqipëria i idnetifikuar si A.H., ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, e reja e identifikuar si Mariagrazia Bedin nuk i mbijetoi dot plagëve. Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.

I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie.

E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël, vetëm gjashtë muajsh.