Gazetarja Ola Bruko pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti. E nuk kishte se si të mungonin komentet e shumta, të atyre që i përgëzonin por edhe e kritikonin.
Gazetarja së fundmi ka bërë publik një mesazh të një ndjekësi që si duket nuk qenka shumë dakord për lidhjen e re të gazetares. “Degjenerimi po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë. Ky është turp i turpit që po arrin kulmin, shkatërrojnë familjen për një tjetër, fëmijët rriten jetimë rrugëve me nënë dhe nana gjallë. Zoti i udhëzoftë”, thuhet në mesazh.
E ndaj këtij mesazhi ka reaguar edhe gazetarja, e cila thotë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët për të, por që paralajmëron që nuk do të lejojë askënd të flasë për fëmijët e saj dhe kush e bën do të përballet më ta në gjykatë.
Ky qe shikoni ketu eshte nje nga komentet e poshtra qe shkruhen lart e poshte!
E kam thene edhe me pare se ne moshen qe jam, nuk me intereson shume se çfare thone njerezit per mua. E di mire qe disa te duan e shumica te urrejne, por edhe ata qe nuk kane asnjeren nga keto ndjenja, parapelqejne te te bejne gjyqin ne publik nga pellgu i tyre i mekateve te medha, se ndoshta kjo i ben te ndjehen me pak fajtore.
Te ishte per veten, as do e merrja mundimin te reagoja, por kur behet fjale per femijet e mi mund t’ju nxjerr syte te gjitheve per idiotesirat qe flisni duke i futur edhe ata ne vorbullen e keqdashesise tuaj.
Juve qe ju intereson kaq shume jeta private e nje njeriu si une qe e njihni vetem nga ekrani e nuk e keni as ne familje, as ne farefis e as ne shoqeri, qe duhet ta kishit komentuar vetem per punen e saj e per asgje tjeter, po ju sqaroj njehere e mire, se çfare ndodhi me familjen time nuk kam ndermend t’jua them juve!
Une dhe ish-bashkeshorti im kemi sot nje marredhenie normale dhe kemi qene dhe do jemi derisa te kemi fryme per femijet tane. Ata jane jeta jone! Mos guxoni me te permendi dhe te merreni me femijet, sepse secili nga ju do perballet me ne në gjykate!