Aksident i rëndë në Selanik/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, dy persona humbin jetën, dy të tjerë plagosen

GREQI- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thermi të Selanikut Sipas mediave greke, pak para orës 19:00, një makinë e drejtuar nga një 80-vjeçar ka dalë nga rruga në rrugën provinciale Vasilikon-Livadiou dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Si pasojë dy pasagjerë të saj, një burrë 84-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shoferi dhe pasagjerja 82-vjeçare kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Policia e Thermit po kryen hetimet paraprake.