Vajza që shpëtoi 9-vjeçaren nga përdh*nimi në Maliq ka kallëzuar në polici ngjarjen.
Sipas saj, kur ajo u afrua pa 70-vjeçarin dhe të miturën gjysmë të zhv*shur.
Burri po e tërhiqte të miturën drejt vetes në çastin kur vajza më e rritur ndërhyri duke e shpëtuar 9-vjeçaren nga akti i tmerrshëm.
“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte, sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Për fat të mirë nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë, por ka pësuar traumë nga ngjarja.”
Gjithashtu, shtoi se 71-vjeçarin e goditi dy herë me grusht një person tjetër pasi mësoi për ngjarjen.