Frikë në Korçë, burri i vë flakën gruas në mes të rrugës, merr arratinë kur vjen policia

Korçë, 1 Shtator 2024/noa.al – Një grua ka përfunduar në spital pak minuta më parë, pasi i shoqi e spërkati me benzinë duke i vënë flakën me qëllimin për t’i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në mes të rrugës, në sy të njerëzve, raporton noa.al duke cituar burime nga vendngjarja.

Burri Bledar Trëndafili 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten, me të cilën është në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë).

Bledar Trëndafili pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup të shoqes 31 vjeçare, M.T i ka vënë flakën duke ndezur çakmakun dhe është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja Melisa Trëndafili, ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.