EMRAT/ Ish-bashkëshorti lyen me benzinë 31-vjeçaren dhe i vendos flakën në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë.

Ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-bashkëshorten e tij dhe i ka vendosur flakën.

Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci.

Bledar Trëndafili (ish- bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.