Tiranë: Nuk duroi dot më dhunën e bashkëjetuesit, e reja hidhet nga pallati

Tiranë, 31 Gusht 2024/noa.al – Një e re në Tiranë një ka duruar dot më dhunën e bashkëjetuesit dhe në kushte dëshpërimi është hedhur nga pallati ku banonte.

244-vjeçari E.H., dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës.

Aktualisht ajo dodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë.

“Arrestimi i 24 vjeçarit u bë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës”, tha policia e cila shtoi se materialet i kaluan Prokurorisë. /noa.al