Po kthehej nga një mision për shuarjen e zjarreve, rrëzohet helikopteri, raportohet për 4 viktima

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe një i pestë është shpallur i humbur pas rrëzimit të një helikopteri që po kthehej nga një mision për shuarjen e zjarreve.

Helikopteri ra në lumin Douro në veri të Portugalisë, teksa piloti u shpëtua nga një varkë që po lundronte pranë dhe u dërgua në spital. Përveç pilotit në helikopter po udhëtonin dhe 5 specialistë nga ekipi i emergjencave.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personit të fundit të zhdukur. Kryeministri Luis Montenegro udhëtoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se e shtuna është shpallur ditë zie në Portugali.