Doli nga salla e kirurgjisë plastike në Turqi dhe nuk e njohu më veten
Pas publikimit të fotografive para dhe pas ndërhyrjeve estetike, shumë njerëz mendojnë se këtij djali do t’i duhet identitet i ri, pasi ndryshimi është befasues.
Sipas doktorëve, djali ka bërë hundën, konturimin e nofullës dhe zhdukjen e rrathëve të syve. Kaq mjaftoi që djali të mos e njihte më veten.
“Mos ka dashur t’i fshihet policisë?”, pyeti një person me shaka, ndërsa të tjerët thanë se tashmë ka nevojë për një identitet të ri.
Ai duket shumë ndryshe nga ç’ishte më parë, ndonëse fotot janë kapur jo në të njëjtin nivel dhe ndriçimi gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ndryshimin e pamjes.